Site icon Telegrafi

Shijojeni super golin e shënuar nga Arbër Hoxha – 70 metra vrapim, driblim dhe ekzekutim perfekt

Arbër Hoxha është kthyer në lider te Slaven Belupo, ku me golat dhe asistimet e tij po mundohet ta mbajë skuadrën në mesin e tabelës.

Sulmuesi anësor ka shënuar super gol në ndeshjen e së premtes ndaj Varazdin, që u mbyll me fitoren e Slaven Belupos me rezultat 3-2.

Hoxha shënoi për rezultatin 2-0 në minutën e 18-të, kur mori një top në gjysmën e fushës së skuadrës së tij dhe udhëhoqi topin për 70 metra deri te zona e kundërshtarit.

Anësori bëri një driblim të bukur para se të gjuante përtokë për të shënuar në portën e Varazdin.

Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat për Hoxhën që ka edhe dy asistime.

Në këtë ndeshje për Varazdinin golat i shënuan dy shqiptarë, Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi. /Telegrafi/

Exit mobile version