Telegrafi

Shijojeni super golin e Lamelas në stilin ‘rabona’ ndaj Arsenalit

Tottenhami kaloi në epërsi ndaj Arsenalit në takimin që po luhet në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier, mirëpo skuadra londineze reagoi shpejt për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Kaluan më shumë se gjysmë ore lojë në Emirates Stadium dhe pasoi goli i parë për mysafirët.

Ishte Lucas që asistoi për Erik Lamelan që realizoi një gol fantastik në stilin rabona në minutën e 33-të.

Por, The Gunners reaguan shpejt për t’i barazuar shifrat në 1-1 me anë të Martin Odegaard (44’).

Ky ishte goli i parë për anëtarin e Tottenhamit në këtë edicion e që mund të thuhet se është më i miri deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/