22-vjeçari e nisi ndeshjen nga minuta e parë mes Grasshopperit dhe Thunit, ndeshje që përfundoi në të mirë të mysafirëve 1-2.
Brahimi realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 62-të, një gol të mrekullueshëm nga një distancë rreth 20 metra.
Edhe pse humbi, Grasshopper ka mbetur në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë të tubuara.
Brahimi ishte hero në fitoren 2-0 të Kosovës ndaj Guinesë Equatoriale pasi shënoi dy gola. /Telegrafi/