Telegrafi

Shijojeni edhe një herë super asistimin e Xherdan Shaqirit që ia solli tri pikë Liveproolit

Liverpooli ka fituar ndaj West Ham me rezultat 2-1 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

West Ham kaloi në epërsi i pari me golin e Pablo Fornals, ndërsa Liverpooli u kundërpërgjigj me Mohamed Sallahun dhe Diogo Jotan.

Xherdan Shaqiri luajti për më shumë se 20 minuta në këtë takim, ku siguroi edhe një asistim.

Asistimi i tij ishte prej më të bukurve në këtë edicion në Ligën Premier, pasi dërgoi topin te Jota përmes këmbëve të një mbrojtësit.

Portugezi mbeti i vetëm me portierin dhe e kishte të lehtë të shënonte.

Liverpooli pas kësaj fitoreje barazon pikët me Evertonin dhe me nga 13 ndajnë pozitën e parë. /Telegrafi/