Site icon Telegrafi

Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!

Në motin gjithmonë në lëvizje të Kosovës, është një kompani që sjellë freski dhe kënaqësi për të gjitha moshat për më shumë se 15 vjet. Oaza Company, me një përkushtim të pashoq ndaj cilësisë dhe inovacionit, është lider në tregun vendor të akulloreve, duke ofruar produkte të shkëlqyera nga brende të ndryshme me kualitet të lartë dhe të sigurtë, prodhim i Ljubljanske Mlekarne.

Brendi Maximum Premium ofron kënaqësi me shijen që nuk ndërrohet me asgjë

Një nga brendet më të njohura dhe të dashura nga Ljubljanske MlekarneOaza Company sjell në treg është Maxim Premium. Ky brend është sinonim i sofistikimit në botën e akulloreve. Me një përkushtim ndaj perfeksionit, Maxim Premium ofron një përvojë të pakrahasueshme të shijes dhe kënaqësisë. Akulloret nga ky brend janë krijuar me një harmoni të veçantë të ëmbëlsisë, ndjesisë dhe dorëzimit ndaj shijes unike.

Larmia e shijeve të Maxim Premium

Përveç cilësisë së lartë të akullores, Oaza Company ofron gjithashtu një shumëllojshmëri të gjerë shijesh për të zgjedhur. 

Këto akullore ofrohen në shije dhe lloje të ndryshme për të plotësuar çdo preferencë, ndërsa në tregun tonë ofrohen këto lloje: Maxim Premium passion fruit, me shije stracatelle, me bajame, boronicë, mjedër, kokos, me shije çokollatë të dyfishtë, fëstëk dhe vanilje me fruta, mascarpone me qershi dhe panacota me mango.

Çdo shije është zhvilluar me kujdes të madh, duke përdorur përbërës të zgjedhur dhe duke ruajtur traditën e prodhimit me bazë qumështi, karakteristikë kjo e veçantë e akulloreve nga brendi Maxim Premium e cila përdorë qumështin slloven ALPSKO që ofron një bazë të butë dhe të pasur për çdo akullore.

Akullore pa laktozë, të vetmet e këtij lloji në tregun kosovar

Oaza Company, përmes prodhuesit Ljubljanske Mlekarne dhe brendeve të akulloreve nga ky prodhues me traditë, nuk ka harruar as ata që kanë sfida me tretjen e laktozës. 

Ndërsa qumështi është një burim i vlefshëm i vitaminave dhe mineraleve thelbësore, disa individë përballen me sfida me tretjen e produkteve të qumështit. Për të adresuar këtë çështje, Ljubljanske Mlekarne ofron gjithashtu një gamë të akulloreve pa laktozë nga brendi Loncek & Planica, duke e bërë kënaqësinë e akulloreve të arritshme për të gjithë.

Në tregun tonë, akulloret pa laktozë janë të disponueshme në tre kombinime shijesh të jashtëzakonshme: vanilje – dredhëz, çokollatë-vanilje dhe me shije vanilje.

Këto akullore janë të vetmet të këtij lloji në tregun kosovar, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e Oaza për të ofruar produkte me cilësi të garantuar që i përshtaten nevojave të konsumatorëve.

Në vitin 1958, Ljubljanske Mlekarne u bë kompania e parë në Slloveni e cila filloi industrinë e prodhimit të akulloreve. Me traditë 60 vjeçare, akulloret e tyre ofrojnë kualitet kulmor në shërbim të konsumatorëve.

Për çdo shije dhe preferencë, Oaza Company ka një zgjidhje të përkryer, duke bërë çdo moment të ëmbël dhe të paharrueshëm.

 

Tel: 049 880 882

Instagram: oazacompany_alpsko

Facebook: Oaza Company – Alpsko

Exit mobile version