Site icon Telegrafi

Shijet afrodiziake

Çokollata: Jo rastësisht cilësohet si esenca që përputhet më mirë me dëshirat seksuale. Shkenca e ka vërtetuar se çokollata ka në përbërje të saj antioksidantë dhe një përbërës kimik që quhet fenileftalminë. Kjo përbërje rrit ndjeshëm nivelin e serotoninës në tru, një hormon që rrit dëshirën për të bërë seks.

Ushqimet e detit: Aminoacidet tek peshqit dhe produktet e tjera të detit ndikojnë ndjeshëm në prodhimin e hormoneve mashkullore dhe kryesisht testosteronit, çka rrit cilësinë e gjakut në organet mashkullore dhe si pasojë edhe funksionimin seksual të tyre.

Alkooli: Pamja e një gruaje të dehur nuk është dhe aq seksi! Megjithatë disa gota verë të kuqe do t’ju çlironin nga stereotipet dhe frika e të bërit seks. Shton patosin dhe dëshirën për të përjetuar kënaqësinë seksuale me lojëra të guximshme në shtrat.

Frutat e thata: Përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut falë përbërjes bimore që kanë. Aroma e veçantë shkakton më kollaj eksitimin e seksit femër.

Mjalti: Mbrëmjet që shoqërohen nga shtesat e lyera me mjaltë e bëjnë më tepër se provokuese dëshirën për tu shkrirë në një natë plot pasion dhe kënaqësi.

Frutat: Jo vetëm nga shija por edhe nga forma që kanë, frutat ngacmojnë dëshirën tonë seksuale. Kjo sepse disa prej tyre ngjasojnë me organet seksuale të mashkullit dhe femrës duke i bërë hormonet të aktivizohen ndjeshëm dhe të rritin produktivitetin

Erëzat dhe ushqimet: Janë përbërës që konsumohen në sasi të vogla, por që rrisin temperaturën e trupit. Aroma që lëshojnë zgjon impuls et e fantazisë dhe ju fut pa dashur në botën e kënaqësisë.

/Telegrafi/

Exit mobile version