Përpiquni të gatuani palapeta unike me shijen e të cilave vërtet do të kënaqeni.
Nevojiten:
▪ 300 – 400 g qumësht
▪ 3 vezë
▪ 100 – 150 g miell
▪ pak kripë
▪ 50 ml vaj
Përgatitja:
Tundni vezët, shtoni qumështin dhe miellin, pak kripë dhe ngjisheni brumin të bëhet pak më i trashë se për palapeta klasike.
Tepsinë lyeni me vaj dhe futeni në furrë të nxehur. Qitni në tepsi, pastaj radhisni pemët (kajsitë).
Piqeni në 200 gradë rreth 40 minuta.
Ëmbëlsirës-palapetës së pjekur qitni sheqer pluhur, transmeton Telegrafi.