Site icon Telegrafi

Shije e Mediteranit: Omëletë portugeze

Omëleta e magjishme me aromë Mediterani, të cilën akoma nuk e keni provuar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 45 g bakalaro
▪ 1 litër qumësht
▪ 3 lugë vaj ulliri
▪ 2 lugë qep të grira hollë
▪ Kripë
▪ Piper i zi i grirë i freskët
▪ 2 filxhanë patate të grira (në kube)
▪ 12 vezë të tundura,
▪ ½ filxhanë ullinj të grirë

Përgatitja:

Njomni bakalaron dy ditë më parë në gjysmë litri qumësht, mbulojeni dhe lëreni në frigorifer 24 orë.

Të nesërmen derdheni qumështin, ndërkaq peshkun lajeni mirë me ujë të ftohtë.

Njomeni në qumësht të freskët dhe lëreni në frigorifer edhe 24 orë të tjera.

Derdheni qumështin dhe sërish lajeni me ujë. Fshini dhe copëtoni në pjesë të vogla. Lëreni anash.

Në një tigan të madh ngroheni ngadalë vajin e ullirit. Shtoni qepën, qitni kripë dhe piper. Fërgojeni 4 deri në 6 minuta.

Shtoni pataten e zier dhe bakalaron. Vazhdoni t’i fërgoni edhe 4 minuta.

Shtoni vezët të cilave u keni qitur erëza, përzieni vazhdimisht, pastaj piqni edhe 4 minuta.

Servirni dhe zbukurojeni me ullinjtë e grirë.

Bakalaro është peshk i madh i Deteve të Veriut, që përdoret si ushqim i thatë dhe i kripur). Bëhet fjalë për merlucin e tharë e të konservuar në shëllirë.

/Telegrafi/

Exit mobile version