Policia tha se “dy të plagosurit 13 vjeçarë, morën plagë të rënda në trup, pasi motorri që ata drejtonin është goditur nga një automjet”.
Sipas policisë dy të miturit u transportuan për në spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/