Ngjarja ndodhi në orën 22:50 të së mërkurës, në vendin e quajtur "Katër Rrugët e Shijakut" dhe sipas policisë, objekt i atentatit me kallashnikov ka qënë automjeti me të cilin udhëtonin katër të rinjtë nga Shijaku.
Si pasojë e breshërive të automatikut, kanë gjetur vdekjen 20-vjeçari Maringlen Abdullai dhe 23-vjeçari Blerim Kërtalli. Ndërsa 29-vjeçari Altin Abdyli dhe 33-vjeçari Altin Ibrahimi, janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin kirurgjik të Durrësit.
Dyshohet se atentati është bërë nga një person i vetëm që i ka zënë pritë automjetit dhe pista kryesore është larje hesapesh. Policia e Durrësit po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./Telegrafi/