Site icon Telegrafi

‘Shija e Maqedonisë’ panair për ushqim tradicional dhe organik

Ushqim tradicional dhe organik, erëza, kozmetikë natyrore dhe rroba që do të shiten në panairin ‘Shija e Maqedonisë’, i cili prej sot e deri më 13 nëntor që do të mbahet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në panair, prodhime do të shesin 22 biznese të vogla dhe të mesme nga Maqedonia rurale.

Panairi organizohet nga gjashtë grupe aksionale lokale nga Maqedonia rurale në partneritet me QT Ramstor dhe me mbështetje të Projektit të USAID-it për ekspanzion të bizneseve të vogla, i bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës.

Grupet aksionale lokale janë shoqata nga qytetarë të përbëra nga përfaqësues të sektorit publik, privat dhe civil nga dy deri në katër komuna rurale fqinje. Shoqatat janë të themeluara si pjesë e vendosjes së qasjej së BE-së leader për zhvillim ekonomik rural në mjediset rurale. /Telegrafi/

Exit mobile version