Një pesëvjeçari turk i quajtur Zayn Sofuoglu e pëlqen shpejtësinë – dhe ai nuk e ka problem ta tregojë atë.
Ky djalë u bë i njohur vitin e kaluar, kur prindërit e tij publikuan një video duke bërë manovra me një Ferrari SF90 Stradale. Tani, ai hipi pas timonit të një Lamborghini Revuelta.
Për të drejtuar superveturën hibride të fuqishme plug-in, një fëmijë vendoset në një ndenjëse për fëmijë dhe pedalet e gazit dhe të frenave zgjaten në mënyrë që ai t’i arrijë ato.
Ndërsa babai i tij krenar ishte ulur në ulësen e pasagjerit, pesëvjeçari përshpejtoi në 312 km/h në Lamborghini në një pistë të zbrazët.
Kjo video është publikuar në llogarinë e Zayn në Instagram dhe deri më tani është parë nga rreth 40 milionë njerëz.
E gjithë situata me këtë mrekulli bëhet pak më e qartë kur mësohet se babai i tij është një ish-motoçiklist profesionist, Kenan Sofuoglu.
Gjatë karrierës së tij, Kenani fitoi pesë tituj në Kampionatin Botëror të Supersportit, duke arritur 43 fitore dhe ishte në podium deri në 84 herë.
Gjatë viteve 2010 dhe 2011, ai gjithashtu konkurroi në Moto2, por nuk arriti të hynte në MotoGP, divizioni më i lartë i sportit. /Telegrafi/