Site icon Telegrafi

Shihni se si tërmeti shkatërroi kishën, për vetëm disa sekonda (Video)

Një pjesë e Italisë qendrore është përballur me dy tërmete të fuqishme, mbrëmjen e së mërkurës.

Dhe ndonëse kishin ndodhur disa shkatërrime, sipas autoriteteve vendore, për fat të mirë nuk kishte ndonjë të lënduar, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë është publikuar një video në të cilën shihet shkatërrimi i një kishe e cila thuhet se i takon Shekullit të 15-të, shkatërrim që ndodhi për vetëm disa sekonda.

Tërmeti i parë me epiqendër pranë komunës Visso në Macerata ishte i magnitudës 5.5 ballë, që më pas u pasua nga një goditje e dytë 6.1 ballëshe vetëm 2 orë më vonë. Ditën e enjte, të gjitha institucionet mbyllën dyert, spitalet u evakuuan po ashtu. /Telegrafi/

Exit mobile version