Site icon Telegrafi

Shihni se si i pastron paratë Banka Federale Gjermane

Banka federale gjermane, ose Deutsche Bundesbank, pastron paratë. Gjegjësisht, ekspertët që punojnë në bankë lajnë, thajnë dhe kontrollojnë kartëmonedhat.

Në proces, ato duhet të jenë të shpejta në mënyrë që kartëmonedhat të mos ngjiten. Këtë vit ata i kanë duart plot sepse shumë kartëmonedha mbërritën nga zonat e përmbytura në Gjermaninë perëndimore, shkruan deutschewelle.

Rreth 50 milionë euro janë sjellë deri tani në Bankën Federale Gjermane. Kartëmonedhat që kalojnë procesin e pastrimit do t’i kthehen pronarit. Ky shërbim i ofruar nga banka është falas.

Banka Federale Gjermane është anëtari më me ndikim i Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (ESCB). Ajo u themelua në vitin 1957, kur zëvendësoi Bankën Gjermane Lander.

Ishte banka e parë qendrore që fitoi pavarësinë absolute, ndryshe nga, për shembull, modeli i Zelandës së Re, me të cilin qeveria përcakton rrjedhën e veprimit.

Banka Federale Gjermane vlerësohet shumë për menaxhimin e kontrollit të inflacionit në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Kjo e bëri markën gjermane një nga monedhat më të vlerësuara dhe Bundesbank fitoi ndikim të konsiderueshëm indirekt në shumë vende evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version