Site icon Telegrafi

Shihni se si Apple Vision Pro mund të ‘transformojnë shtëpinë tuaj’ – me pamje të ndryshme vizuale mbi hapësirën tuaj ekzistuese

Pas lansimit të tyre, ishte thënë se rrugët në SHBA (më vonë edhe në vende të tjera) ishin mbushur me njerëz që po i përdornin pajisjet e Apple, Vision Pro.

Madje, ata janë parë me të tilla pajisje në rrugë, palestër, në kafene apo edhe në trena.

Si rezultat, ishte vlerësuar se lansimi i tyre për publikun e gjerë po sjell një revolucion tjetër teknologjik që pas smartphone-it të parë.

Ndërkohë, përkundër “ankesave” nga disa, shumica kanë lavdëruar ato, duke thënë se janë duke i përdorur “për qëllime të ndryshme”.

Dhe së fundmi është duke qarkulluar një video që tregon se si me këto pajisje mund të transformojnë atmosferën e shtëpisë tuaj duke përdorur realitetin e shtuar, duke vendosur “tema të ndryshme vizuale” mbi hapësirën tuaj ekzistuese, përcjell Telegrafi.

“Imagjinoni që dhoma juaj e ndenjes të kthehet në një pyll të harlisur tropikal ose një restorant të viteve 1950 – të gjitha këto duke e mbajtur të paprekur strukturën origjinale”, thuhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

Exit mobile version