Denine Davies, 34 vjeçe, nuk ishte në gjendje që t’ia priste flokët djalit të saj si duhet prej një eksperience të keqe që ai e kishte pasur në moshën 18-muajshe.
Pasi flokët e vogëlushit u rritën dhe ajo duhej të gjente një zgjidhje, ajo dëgjoi se berberi James Williams ishte shumë i mirë me fëmijët, transmeton lajmi.net.
James ngadalë ndërtoi një marrëdhënie të mahnitshme me Mason, që është katër vjeçar dhe që ka autizëm.
Të martën, vogëlushi u shtri në dysheme duke luajtur në iPhone-in e nënës së tij, kështu James përfitoi nga rasti.
Ai u shtri me të në dysheme dhe ia dha Mason-it prerjen e parë të flokëve ashtu siç duhet pas 2 vite e gjysmë. Ky gjest i këtij berberi i ka mahnitur të gjithë në rrjetet sociale, sa që fotografitë nga ky rast kanë bërë xhiron e botës.