Situata ka eskaluar sonte në Parlamentin e Maqedonisë pas hyrjes me dhunë të protestuesve në këtë instuticion të lartë shtetëror.
Deputetët e LSDM-së janë sulmuar nga protestuesit që janë kundër votimit të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga sulmi është lënduar edhe Ziadin Sela i LR-PDSH-së si dhe 15 deputetë të LSDM-së së Zoran Zaevit.
Më poshtë mund të shihni një video duke u rrahur deputetët. /Telegrafi/