Site icon Telegrafi

Shihni disa fotografi kreative për gjërat që i mungojnë Tetovës (Foto)

Social Cultural Space Tetova është nismë e re për të ngjallur aktivitetin rinor në Tetovë. Apo, ndryshe “komunitet i njerëzve të pavarur të cilët bashkëveprojnë, krijojnë dhe kultivojnë kulturën e natyrshme njerëzore të funksionimit në barazi.”

Ata kanë bërë disa skica për gjendjen reale në Tetovë dhe për gjërat që i duhen Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë publikimit të fotografive në Facebook është shkruar “Realizimet e skicave përfundimtare nga punëtoria për intervenime kreative urbanistike ‘PLACEMAKING’, e zhvilluar gjatë muajve të kaluar nga vullnetaret dhe vullnetarët tanë.”

Punimet janë rezultat i punëtorisë, që kishte si qëllim të observojë, analizojë dhe të arrijë të vizualizojë një atmosferë ndryshe të hapësirave publike të qytetit tonë, duke u mundësuar qytetarëve te shikojnë një mënyrë tjetër trajtimi të këtyre hapësirave.”

Përndryshe, transporti publik, parqet, gjelbërimi, vend-pushimet, shtegu i biçikletave dhe vendet e dedikuara për sport, janë gjërat që i duhen Tetovës dhe në fotografitë më poshtë janë disa ide se si mund të duken, nëse ka vullnet për punë. /Telegrafi/

Foto: Social Cultural Space Tetova
Foto: Social Cultural Space Tetova

Exit mobile version