Site icon Telegrafi

Shihni çka di Facebook-u për ndarjen tuaj, – ju nuk dini gjë!

Derisa dikur gjërat tona intime nga jeta jonë i kanë ditur vetëm të afërmit tanë, p.sh.: prindërit, vëllezërit, motrat dhe miqtë, sot, në saje të Facebook-ut këto gjëra janë krejt ndryshe, transmeton Telegrafi.

Në bazë të aktiviteteve nëpërmjet të rrjetit të ri shoqëror, me intimitetet tona janë të njohur të gjithë të punësuarit në kompaninë e Mark Zuckerbergut.

Në të vërtetë, krerët e kompanisë së Facebook-ut kanë konfirmuar që meshkujt dhe femrat pas ndarjes më shumë e përdorin këtë rrjet shoqëror, gjë që është fakt se deri ku kanë arritur “duke spiunuar” çiftet të cilët ndahen.

Ata katër javë i kanë vëzhguar ndodhitë në profilet e personave të cilët para pak kohësh kanë ndërprerë lidhjen dhe kanë gjetur të dhëna që pas ndarjes ta ata e përdorin më shumë këtë rrjet, madje edhe 225 për qind.

Nga kjo kompani supozojnë që zemrat e thyera rrjetet shoqërore i shohin si terapi e llojit të vet, duke spiunuar ish-partnerin, por edhe “më shumë” e përdorin Facebook-un për të gjejnë dashurinë e re potenciale. /Telegrafi/

Exit mobile version