Melissa Cicocciopo (35) nga Pensilvania po kontrollonte tubat në banjën e shtëpisë së saj 120-vjeçare dhe hasi në një zbulim shqetësues.
“I shikoja në mënyrë rutinore dhe vendosa të kontrolloja kullimin. Vura re diçka që lëvizte. E publikova videon pasi nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë”, ka shpjeguar ajo.
Dhe në të vërtetë, kur Melissa e afron kamerën më pranë kanalit të vjetër, ne shohim një masë (kompakt) kafe të çelur dhe një tufë krimbash të bardhë.
Përdoruesit e Reddit ishin të shokuar dhe të hutuar, ku njëri komentoi se “duket si një tualet publik në Çernobil”.
“Është fat që kullimi nuk është i lidhur me sistemin qendror në shtëpi”, shtoi gruaja. /Telegrafi/