Telegrafi

Shihni çfarë dajaku i dha, vetëm pse ia derdhi “red bull-in” në dysheme! (Video,+16)

Pamjet shokuese të publikuara në internet tregojnë një luftëtarë të sporteve marciale i cili e sulmon një të ri, pasi djali me sa duket kishte derdhur një pije energjike – një red bull – në dysheme.

Videoja tregon një 26-vjeçar të quajtur Paul “Anthony” Cojocaru, duke i dhënë një seri goditjesh të pështira në fytyrën e një të pambrojturi i cili ishte i ulur në një divan, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Demat 500 kilogramësh përplasen fuqishëm, ngordhin në vend (Video,+18)

Cojocaru, një trajner personal i cili praktikon artet marciale, tërheq djalin mbi dysheme, godet atë në brinjët e tij dhe në kokë, ndërsa personi i cili filmonte i kërkonte që të ndalonte.

“Do të të shkatërroj”, i thotë ai të paidentifikuarit gjatë sulmit, duke e kërcënuar për ta vrarë atë nëse ai e thërret policinë.

Sipas medieve të huaja, megjithatë, policia në West Deptford, New Jersey, SHBA, ka arrestuar Cojocaru pas videos së bërë e cila ishte shpërndarë në Facebook. /Telegrafi/