Të gjithë shtrihen nën një batanije dhe tentojnë ndoshta që përmes pijes të largojnë dëshpërimin, por jo ajo.
Bëhet fjalë për kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, përcjell Telegrafi.
Pasi i humbi zgjedhjet, megjithatë, Hillary nuk qëndroi në shtëpi e dëshpëruar. Disa orë pas disfatës ajo e mori qenin e saj dhe dolën për shëtitje.
Aty ajo ka takuar Margot Gerster e cila ishte duke shëtitur në një mal së bashku me vajzën e saj.
“Ne ishim vetëm dhe ajo ishte diçka e bukur dhe relaksuese. Kur po ktheheshim për shtëpi takuam dikë, dhe ata ishin Bill dhe Hillary, të cilët po shëtisnin qentë e tyre. E përqafova dhe i thash se jam krenar që e kam votuar një ditë më parë. Ajo më përqafoi dhe më falënderoi. Ne shkëmbyen disa fjalë të mira”, ka treguar Margot. /Telegrafi/