Telegrafi

“Shihni, ata kanë krahë!”: Pamje që kanë provokuar reagime të shumta, pasi janë kapur gjatë një pagëzimi në një lumë në Honduras

Anëtarët e Kishës Ungjillore në Honduras kanë publikuar një video interesante e cila, sipas interpretimit të tyre, dëshmon për shfaqjen e dy engjëjve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet supozohen se janë kapur gjatë pagëzimit në lumin Telica pranë qytetit Juticalpe.

Regjistrimi u bë më 9 janar dhe ngjarja u raportua nga portali El Tiempo de Honduras.

Siç edhe shihet në pamje, në një moment, mbi kokat e njerëzve të mbledhur u shfaq një lloj mjegulle, të cilën vëzhguesit e përjetuan si praninë e qenieve shpirtërore të përmendura.

“Shihni, ata kanë krahë!” – thirri një vajzë në vendngjarje, së cilës së shpejti iu bashkuan të mbledhurit në brohoritje dhe këngë euforike.

Nëse asgjë tjetër, reagimi i këtyre personave konfirmoi se “mjegulla” mund të shihej me sy të lirë dhe se nuk ishte vetëm efekti i kamerës.

Sidoqoftë, disa e shpjeguan fenomenin si një lojë e thjeshtë e dritës së diellit dhe lagështisë. /Telegrafi/