Një oficere femër e burgut është larguar nga puna pasi dolën pamjet sekrete të saj duke puthur një të dënuar në qelinë e tij në një burg skocez.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tronditëse tregojnë Kevin Hogg, një burrë i burgosur në HMP Addiewell në West Lothian, i kapur në një puthje me një gardiane, e cila është në të 20-tat.
Siç thuhet më tej, është zbuluar se roja nuk ishte në dijeni se ajo ishte duke u filmuar dhe ka dhënë dorëheqjen pasi pamjet e kamerave të fshehta dolën në dritë, raportoi Daily Record.
Në pamje, Hogg, i cili po vuante tre vjet për kundërvajtje në trafik, shihet duke vendosur një kamerë të fshehur në një celular të ndaluar në qelinë e tij me mure të bardha.
Ai shihet duke pirë ujë para se të hapet dera e qelisë dhe të shfaqet roja femër.
Hogg pastaj tërheq gardianen nga krahu për një puthje, e cila zgjat disa sekonda, dhe dyshja më pas shihen duke pëshpëritur me njëri-tjetrin.
Menjëherë pas kësaj, gardianja, e cila ka qenë oficere burgu që nga pranvera, pastaj fillon të dalë nga qelia dhe të dy duket se flasin në derë para se ajo të largohet.
Shefat e burgjeve kanë thirrur autoritetet për të hetuar pamjet, të cilat kuptohet se janë filmuar javë më parë.
Hogg, i burgosuri në video, thuhet se u lirua nga burgu muajin e kaluar. /Telegrafi/