Site icon Telegrafi

Shiheni viçin me dy koka në Armeni

Kafsha e vjetër vetëm pesë ditë tash për tash është e shëndetshme dhe po tërheqë vëmendjen e fshatarëve, por edh opinionit publik.

Lindja me dy koka e kafshëve, por edhe e njerëzve është një dukuri e rrallë, por shënimet për raste të tilla ekzistojnë përgjatë tërë historisë.

Sivjet kishte lindur edhe një viç tjetër me dy koka në Gjeorgji, për të cilin u detyruan të kujdesen fermerët, pasi lopa kishte refuzuar që ta linte të thithte qumësht.

Veterinerët thonë se në raste të tilla kërkohet një kujdes i veçantë për viçin, pasi është vështirë të parashihet se si do të zhvillohet dhe rritet ajo kafshë. /Telegrafi/

Exit mobile version