Sabri Fejzullahu e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Kënga titullohet “Shihemi” dhe është një baladë që ai e interpreton shumë mirë.
Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, pasi e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin.
Ndërkaq, Nexhat Mujovi – Virusi është angazhuar për orkestrimin.
Anën vizuale të këtij projekti e ka realizuar produksioni EMFcreative.
“Ti” ishte një prej këngëve të fundit të Sabriut që u prit shumë mirë nga fansat e tij të shumtë.
Mirëpo, kënga paraprake ishte më ritmike dhe kësaj radhe, 70-vjeçari vendosi të vinte me një baladë. /Telegrafi/