Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, e ka komentuar largimin e Zinedine Zidanes, duke mos i thënë lamtumirë, por shihemi.
Benzema e ka quajtur vëlla Zidanen, ndërsa në fund ka shkuar “shihemi”, duke hapur diskutime për të ardhmen e trajnerit.
“Faleminderit vëlla për gjithçka që ke kontribuar për mua në nivelin kolektiv dhe individual. Jam krenar që kam qenë në gjendje të përparoj dhe të rritem në personin që je. Shihemi ”, ka shkruar sulmuesi.
Merci Frérot pour tout ce que tu m’as apporté tant sur le plan collectif que personnel…
Je suis fier et honoré d’avoir pu avancer et grandir auprès de l’homme que tu es.
See you… ❤️ #ZZ #legend #king pic.twitter.com/wkM9kNDJcC— Karim Benzema (@Benzema) May 27, 2021
Aktualisht Benzema është tubuar me Kombëtaren e Francës për EURO 2020. Këtë sezon ai ka shënuar 30 gola, që është rekordi i tij.
Zinedine Zidane njoftoi këtë të enjte largimin nga Real Madridi, ndërsa flitet se mund të marr drejtimin e Kombëtares së Francës pas EURO 2020. /Telegrafi/