Telegrafi

“Shih ti kishe” vjen live të mërkurën në Zone

Festat e fundvitit kanë filluar. E bashkë me festat kanë ardhur edhe shumë hite të reja këtë fundvit.

Një prej këngëve që është pëlqyr jashtëzakonisht shumë nga publiku dhe e cila ka arritur në miliona klikime brenda ditëve të para pas debutimit është edhe ajo e reperëve të Babastars, Cozman dhe Agon Amigës.

Kënga e cila po dëgjohet në vende të ndryshme të botës ku ka shqiptar nesër do të performohet live në Zone Club, klubin më të madh të vendit tonë, programi i të cilit edhe këtë fundvit është i mbushur me performanca të shumta të artistëve më të mirë shqiptar e të huaj.

Pas hapjes së sezonit të fundvitit me këngën më të përfolur edhe në media, Zone e vazhdon programin të enjten me PINT (MC Kresha dhe Lyrical Son), për të vazhduar më pas edhe me Majk e Onat (të hënën më 25 dhjetor), e më pas edhe me Gjikon, një ditë më pas, më 26 dhjetor.

Pritja e Vitit të Ri 2018 në Zone do të vazhdojë me emrat e mëdhenj të estradës, përkatësisht Florin, Klajdin e Brunon më 3 janar 2018, për të vazhduar më pas me Ledrin më 4 janar të vitit të ardhshëm.