Dy shigjetarët tanë, Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani, janë ndalur në 1/16 e finales në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Reprezentuesit e Kosovës ishin të pafat, pasi që të dy humbën përballjet e tyre në rrethin e fundit të gjuajtjeve me rezultat të njëjtë 6:4.
Njoftimi i plotë nga KOK:
Dy shigjetarët tanë, Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani, janë ndalur në 1/16 e finales në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Të dy ishin të pafat, pasi humbën përballjet e tyre në rrethin e fundit të gjuajtjeve, me rezultat të njëjtë 6:4.
Gllareva u përballë me Alesandro Paoli, ndërsa Dvorani me francezin, Iban Bariteaud, disiplina hark olimpik. /Telegrafi/