Telegrafi

Shifrat zyrtare thonë se në Moskë nuk ka mbi 53,700 të sëmurë me coronavirus, kryetari i kryeqytetit rus thotë se kjo shifër është pesë herë më e lartë

Kryetari i Moskës, Segei Sobyanin ka thënë se numri i të sëmurëve në kryeqytet është pesë herë më i lartë, se sa shifra zyrtare që pretendon se nuk ka ma shumë se 53,700 të sëmurë.

Ai ka shkruar në blogun e tij, se dy për qind e kryeqytetasve, apo 250 mijë persona, janë të sëmurë me coronavirus, transmeton Telegrafi.

“Bazuar në të gjeturat në terren, të realizuara nga grupe të ndryshme, del se dy për qind e banorëve të kryeqytetit janë të infektuar”, ka shkruar kryetari Sobyanin.

Deri më tani, Rusia ka raportuar për 114 mijë raste të personave të prekur me coronavirus, derisa në Moskë që konsiderohet si epiqendra e pandemisë, thuhet të mos ketë mbi 53,700 të infektuar.

Statistikat sa i përket të prekurve, duket se janë shumë më ndryshe në kryeqytetin rus, ku jetojnë 12.7 milionë banorë, ndërsa nuk raportohet për më shumë viktima.

Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se numri i të infektuarve nuk mund të krahasohet me atë të Italisë apo Spanjës, pasi që nuk ka më shumë se 1,169 viktima.

Në krahasim me shtetet tjera, ku coronavirusi nuk po i prek fëmijët, në Rusi ua ka marrë jetën dy fëmijëve derisa 11 të tjerë janë në gjendje të rëndë. /Telegrafi/