Site icon Telegrafi

Shifra marramendëse që Neymar e ka fituar në Superligën e Arabisë Saudite që nga largimi nga PSG

Neymar Junior u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Superligës së Arabisë Saudite kur nënshkroi për Al Hilal pak më shumë se një vit më parë.

Al Hilal pagoi rreth 100 milionë euro për brazilianin, me Paris Saint-Germain që përjetoi një humbje të konsiderueshme pasi paguan mbi 200 milionë euro për të në vitin 2017.

Neymar nënshkroi një kontratë dyvjeçare dhe menjëherë u bë një nga fituesit më të mirë në Superligën e Arabisë Saudite.

Cristiano Ronaldo është ende lojtari më i paguar në Arabinë Saudite, duke marrë 200 milionë euro çdo vit. Por, Neymar ka fituar gjithashtu një qindarkë të bukur që nga largimi nga Europa.

Sipas raportimeve, ish superylli i Barcelonës fiton rreth 3.15 milionë euro në javë me gjigantët e Riadit.

Ai ka qenë me klubin për rreth 54 javë, që do të thotë se Neymar ka fituar 170  milionë euro nga aventura e tij saudite.

32-vjeçari ishte i paguar mirë si në Barcelonë ashtu edhe në Paris Saint-Germain, por kontrata e tij me Al Hilal e ka vendosur atë në një stratosferë ndryshe për sa i përket financave.

Neymar mohoi se motivimi për transferimin ishte për shkak të parave, duke pretenduar se ai “dëshironte të ishte një lojtar global dhe të provonte veten me sfida dhe mundësi të reja”.

Por, të themi të vërtetën, lojtari i dalë nga akademia e Santosit nuk ka bërë shumë për pagat e tij, megjithëse nuk ka qenë saktësisht faji i tij.

Neymar ka luajtur vetëm pesë herë për Al Hilal pasi këputi ligamentin e kryqëzuar të përparmë ndërsa luante për Brazilin në tetor të vitit 2023.

Lëndimi e përjashtoi atë për gjithë sezonin dhe e pa atë të çregjistrohet nga skuadra.

Neymar besohet se është afër rikthimit në aksion pasi Al Hilal ndau fotot e tij në fushën e stërvitjes javën e kaluar.

Menaxheri Jorge Jesus beson se ai mund të rikthehet në shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version