Site icon Telegrafi

Shifra marramendëse, mësoni sa do të fitojnë Mike Tyson dhe Jake Paul nga ndeshja që të gjithë presin me padurim këtë javë

Na ndajnë vetëm tre ditë nga rikthimi në ring i boksierit legjendar Mike Tyson dhe ndeshja absurde kundër Jake Paul sigurisht që do të tërheqë shumë shikues nga e gjithë bota.

Këtë e mbështet edhe tarifa totale për këtë ndeshje, e cila sipas disa burimeve shkon në shifrën marramendëse prej 80 milionë dollarësh.

Tysonit i garantohen 20 milionë dollarë, ndërsa Paulit, 31 vite më i ri, 40 milionë dollarë.

20 milionët e mbetura mund të jenë të destinuara për Tyson në rast fitoreje ose t’u shkojnë organizatorëve dhe akterëve të tjerë të kësaj ngjarje.

 

Vetë ndeshja është mjaft e diskutueshme, sidomos për shkak të moshës së legjendës së boksit, por duket se dikush ka vendosur ta paguajë mirë këtë event.

Kujtojmë që në natën mes së premtes dhe së shtunës, Tyson do të ketë ndeshjen e parë profesionale pas gati dy dekadash të plota.

Tyson i ‘mbylli’ dorezat në vitin 2005, të paktën për sa i përket karrierës së tij profesionale, sepse katër vjet më parë ai bëri një ndeshje revyale kundër Roy Jones Jr. /Telegrafi/

Exit mobile version