Neymari arriti në fushën stërvitore të Brazilit me helikopterin e tij Airbus H-145.
Airbus H-145 është 13.64 metra i gjatë dhe 3.95 metra i lartë dhe është prodhuar nga marka e njohur Mercedes Benz.
Megjithatë, çmimi i tij është marramendës, pasi vlen rreth 13 milionë euro.
Helikopteri i brazilianit është me ngjyrë të zezë me inicialet e lojtarit janë të shkruara me ngjyrë të bardhë, ndërsa shpejtësia e tij është 248 km/h.
Neymar gjithashtu zotëron një aeroplan privat prej 12.2 milionë euro, i cili përdoret për udhëtimet e tij personale me distanca të largëta.
Ish-ylli i Barcelonës i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit Selecaos në kampin e trajnimit të ekipit kombëtar, përpara Copa Americas, i cili do të zhvillohet në Brazil në qershor.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain gjithashtu u pa edhe në shoqërinë e talentit të Real Madridit, Vinicius Junior, duke përhapur shumë thashetheme për të ardhmen e tij. /Telegrafi/