Telegrafi

Shifra alarmante të papunësisë së të rinjëve në Shqipëri

Për të diskutuar mbi tendencat dhe sfidat e punësimit të të rinjëve në Shqipëri dhe vecanërisht të rinjëve që janë diplomuar jashtë vendit ,u organizua një Tryezë e Rrumbullakët, nga Rrjeti i studentëve shqiptarë në Botë ASAN në bashkëpunim me programin BRAIN GAIN (kthimi i trurit), të Këshillit të Ministrave dhe PNUD-it.

Myqerem Tafaj-Këshilltari i Kryeministrit për Arsimin tha se Qeveria shqiptare ka si prioritet, ti nxisi të rinjët që studjojnë jashtë vendit të kthehen në Shqipëri ,duke theksuar se shteti ka për detyrë të respektojë investimin e shqiptarëve për shkollim.

Gjatë këtij takimi ekspertët e ftuar nga institucione përkatëse , diskutuan në lidhje me implementimin e strategjive të punësimit të cilat janë nderrmarë aktualisht në vendin tonë dhe në lidhje me sfidat me të cilat përballen intelektualet e rinj në tregun shqiptar të punës.