Site icon Telegrafi

Shifër rekord: Një francez është fituesi i lotarisë “EuroMillions”

Një francez fitoi një “jackpot” prej më shumë se 83 milionë eurosh gjatë hedhjes së lotarisë “Euro Millions”.

Kjo është shuma e gjashtë më e madhe që fitohet që prej fillimit të kësaj llotarie që shtrihet në gjithë Evropën.

Fituesi i lumtur, identiteti i të cilit dhe as vendi ku është blerë bileta nuk janë bërë të ditura, ishte i vetmi fitues i këtij “jackpot”-i të hedhur në lojë që më 17 mars, me shumën fillestare prej 17 milionë eurosh.

Për shkak se nuk kishte pasur fitues të tjerë, kjo shumë u rrit shtatë herë, shkruan GSH, duke arritur vlerën totale të 83 397 527 euro.

Exit mobile version