Site icon Telegrafi

Shifër alarmante e shkeljeve të rregullave në komunikacion në rajonin e Pollogut

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë ka publikuar shifra alarmante të shkeljeve në komunikacion në këto gjashtë muajt e parë të vitit 2017 në rajonin e Pollogut.

Gjithsej 10.791 shkelje në komunukacion kanë ndodhur në këto gjashtë muaj, 5.787 nag të cilat në rajonin e Tetovës, kurse 5.004 në rajonin e Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Marjan Josifovski-të, 1.116 shkelje kanë të bëjnë me vozitje pa patentë shoferi, 1.035 kanë të bëjnë me vetura të paregjistruara,kurse 382 raste kanë të bëjnë me parregullsi teknikenë automjet.

SPB e Tetovës ka ngritur 3.987 procedura për kundërvajtje sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjest për t’u përshëndetur: Shkupjani kërkon t’a dëmshpërblej vozitësin pasi e pengoi në komunikacion (Foto)
Exit mobile version