Reshje të rrëmbyeshme të shiut sot pas orës 18 kapluan qytetin e Ohrit. Siç mund të shihet nga fotografitë e publikuara nga Makfax, për disa minuta rrugët janë shndërruar në lumenj, me çka shkaktuan vështirësi në komunikacion, por edhe probleme serioze për qytetarët të cilët jetojnë në pjesën e poshtme të qytetit.
Në pjesën e vjetër të qytetit, objektet hotelierike kanë vendosur mjete të ndryshme për të mbrojtur objektet nga uji që vazhdimisht ka qenë në rritje./Telegrafi/