Site icon Telegrafi

Shi i rrëmbyeshëm në Gjermani, tre të vdekur

Tre persona kanë vdekur dhe disa janë lënduar nga përmbytjet në jugperëndim të Gjermanisë, ku natën e kaluar shiu ka rënë pandërprerë.

Autoritetet kanë thënë se në një fshat të Shtutgartit ka vdekur një zjarrfikës, derisa ka tentuar të shpëtojë një banor, i cili po ashtu ka vdekur.

Në fshatin tjetër një banor ka vdekur derisa ka mbetur në bodrumin e shtëpisë së tij.

Dëme nga shtrëngata dhe shiu i madh ka edhe në krahinën e Baden Wutermberg.

Disa njerëz janë shpëtuar nga veturat, të cilat kanë mbetur në rrugë e në disa vende tjera ka dëme në toka bujqësore, bën të ditur agjencia DPA.

Shtatë mijë zjarrfikës, policë dhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë dërguar në ndihmë banorëve.

Exit mobile version