Banorët e pjesës veriperëndimore të bregut amerikan, mbetën të habitur por edhe paksa të frikësuar – kur të enjten mbrëma ishin dëshmitar të një “shfaqje” misterioze në qiell mbi shtetin amerikan Oregon.
Raportet që arrinin nga dëshmitarë të shumtë flisnin se si në qiell në veri të Seattle, rreth orës 21:00 është shfaqur një dritë e pashpjegueshme dhe objekte të shumta ndriçuese, transmeton Telegrafi.
Por vetëm Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë në Seattle është deklaruar, duke bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për kurrfarë objektesh ndriçuese e as për ndonjë shi meteorësh – por për copëza të raketave të Space X Falcon 9 që janë djegur në qiell me t’u futur në atmosferë.
E këtë teori e ka mbështetur edhe Dr. Jonathan McDavel, astronomi nga qendra për astrofizikë “Harvard & Smithsonian”.
“Kemi pritur që kjo etapë e raketave sërish të shfaqet dikur në orët e ardhshme, kështu që ka qenë një kalkulim i shpejtë për mua”, ka thënë ky ekspert.
Jim Todd, ekspert për hulumtime hapësinore, ka thënë se objektet kanë shndërruar në qiell si pasojë e djegies së tyre, më të hyrë në atmosferë dhe se ato janë bërë nga dora e njeriut.
Ai ka theksuar se meteori lëviz me shpejtësi shumë më të madhe sesa këta objekte që lëviznin. Madje ky ekspert ka shtuar se bëhet fjalë për një ngjarje të rrallë që ka befasuar të gjithë pasi ka qenë i dukshëm në qiell. /Telegrafi/