Për fundjavën që presim përpara Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti si për ditën e shtunë ashtu dhe për ditën e diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Por, për ditën e nesërme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.
Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Por, për ditën e nesërme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane./tch/