Në mot i ligë i ka përfshirë sot në orët e pasdites disa rajone të Komunës së Gjakovës.
Nga pamje të siguruara nga qytetarët, të publikuara në faqen “Meteo Ballkan”, shihet se në disa lokalitetet ka rënë shi dhe breshër.
Në bazë të pamjeve të publikuara, sasia e breshrit duket të jetë e madhe, gjë që do të ndikojë në dëmtimin e perimeve dhe pemëve, raporton Telegrafi.
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë.
“Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, u tha në njoftimin e IHMK të premten.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”. /Telegrafi/