Site icon Telegrafi

Shkup, ditë të hapura në Qendrën për Menaxhim dhe Kontroll të Trafikut

Qendra për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit sot do t’i hapë dyert për qytetarët ku do të kenë mundësi të njoftohen me mënyrën e punës dhe funksionimin e kësaj qendre.

Të interesuarit do të kenë mundësi të mësojnë si punojnë semaforët në Shkup, në cilën mënyrë funksionojnë kamerat në rrugë dhe si rregullohet trafiku në kryeqytet.

Qendra për menaxhim dhe kontroll të qarkullimit, e cila është e vendosur në hapësirat e Stacionit ndërurban të autobusëve, do të jetë e hapur prej orës 10:00 deri në orën 14:00./Telegrafi/

Exit mobile version