Ka ndërruar jetë gazetari shumëvjeçar sportivë Milaim Krasniqi pas një sëmundje të rëndë.
53-vjeçari ka qenë për dekada pjesë e gazetarisë sportive, derisa ka punuar në RTK Radio.
Krasniqi ishte një kohë edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, derisa ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi dhe komunitetit të gazetarëve sportivë për vdekjen e Milaim Krasniqit.
VDES GAZETARI MILAIM KRASNIQI
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin e kobshëm nga Franca, për vdekjen e gazetarit të njohur sportiv, Milaim Krasniqi.
Milaim Krasniqi ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Krasniqi pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Radiotelevizionin e Kosovës, duke dhënë kontribut të madh në gazetarinë sportive.
Milaim Krasniqi, ishte edhe president i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.
SHGSK i shpreh ngushëllime komunitetit të gjërë të gazetarëve sportivë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Radiotelevizionit të Kosovës dhe familjes së nderuar Krasniqi, për humbjen e hershme të doajenit të gazetarisë sportive, Milaim Krasniqi.
Bilibili i mikrofonit, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës
Me respekt
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës. /Telegrafi/