Site icon Telegrafi

SHGSK-ja uron pranimin e Kosovës në FIFA

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ka kënaqësi që pas pranimit të Kosovës si anëtarja e 210-të e FIFA-s, të urojë fillimisht Federatën e Futbollit të Kosovës për një punë të shkëlqyer në krye me presidentin Fadil Vokrrin, por gjithashtu urojmë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë sport.

Bordi i SHGSK-së, konsideron që kjo ngjarje meriton të futet në analet e historisë sportive si arritje shtetërore. Breza të tërë kanë sakrifikuar edhe jetën vetëm e vetëm që ta mbajnë gjallë këtë sport në periudhat më të vështira. Dhe sot, pas heqjes së çdo kufizimi në futboll mund të themi që ëndrra e tyre përfundimisht është realizuar.

Andaj, meritë të madhe për këtë kanë shumë njerëz të cilët nuk ndodhën më në mesin tonë fizikisht, por ne gjithëmonë do të përkujtojmë veprat e tyre dhe duke e pasur në mend të kaluarën ne do të ndërojmë të ardhmen tonë.

Natyrisht, nuk mund të harrohen këtu edhe gazetarët sportiv që kanë patur një rol jashtzakonisht të madhë për të ardhur deri këtu. Padyshim, pranimi në UEFA dhe FIFA gazetarëve sportiv në vend iu ofron mundësi dhe privilegje të mëdha që deri sot padrejtësisht nuk i kanë gëzuar.

Exit mobile version