“Ekziston rritje e vogël e tendencës që gazetarët të jenë cak i fjalës së urrejtjes. Kjo na brengos dhe kërkojmë që praktika e mosndëshkimit të ndërpritet që të mund t’i pengojmë këto dukuri”.
Këtë e tha sot në konferencë për shtyp, kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, duke shtuar se SHGM-ja shpreh brengosje pasi fakti se nuk ka asnjë rast me epilog gjyqësor për gjuhë të urrejtjes në media dhe se ende pritet që organet të hetojnë porosi të paraqitura të fjalimit të urrejtjes, është dështues, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai apeloi edhe deri te gjykatat edhe deri te Prokuroria publike të fillojnë t’i procedojnë këto lëndë dhe t’i zgjidhin. Çadikovski dërgoi apel edhe deri te gazetarët që të përmbahen deri te Kodeksi gazetaresk gjatë punës së tyre, posaçërisht gjatë zgjedhjeve, kur shkalla e etikës duhet të vendoset në nivelin më të lartë.
Sipas Katerina Sinadinovska nga Këshilli për etikë në media, fjala e urrejtjes mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë me ndonjë krim dhe dhunë, por mund edhe të nxit edhe polarizim të mëtejshëm dhe përhapjen e hendeqeve ekzistuese në shoqëri.
Me moton “Respekto, mos urrej” tani dy muaj po realizohet fushata nga ana e 17 mediave, anëtare të Asociacionit për mbrojtjen e mediave të shtypyra kombëtare, i cili prej sot iu bashkëngjit Rrjetit për luftë kundër fjalës së urrejtjes.
Qëllimi i fushatës në fazën e parë, sqaroi Lirim Dullovi nga Asociacioni, është ngritja e ndërgjegjes shoqërore për pasojat negative nga fjalia e urrejtjes, ndërsa faza e ardhshme do të orientohet drejt kërkesës së përgjegjësisë nga institucionet kompetente që të veprojnë kur ka fjalim të urrejtjes, e këtë nuk e bëjnë.
Rrjeti për luftë kundër fjalës së urrejtjes, zyrtarisht u promovua nga fundi i janarit të këtij viti, ndërsa përveç shoqatave esnafe profesionale, aty anëtarësohen edhe OJQ, trupa rregullatorë dhe të gjitha institucionet kompetente./Telegrafi/