Site icon Telegrafi

SHGM: Të gjenden kërcënuesit e gazetarit Barllakoski dhe të dënohen ashpër

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon ashpër kërcënimin e mbrëmshëm ndaj gazetarit të ”PlusInfo”, Bozhidar Barllakoski, nga ana e anëtarëve të shoqatës ”Pere Toshev” nga Prilepi, të cilët, sipas SHGM-së, kanë tentuar që ta sulmojnë edhe fizikisht, njofton Telegrafi Maqedoni.

SHGM-ja konsideron se një sulm i këtillë, siç thonë, kur dhunuesit guxojnë të përzënë gazetarët me qëllimin e rrahjes, dëshmon për një eskalim shqetësues të dhunës kundër gazetarëve.

Dhuna ndaj të cilës janë të ekspozuar gazetarët në muajt e fundit, thonë nga kjo shoqatë, është pasojë e fjalorit luftarak që e përdorin përfaqësuesit e pushtetit të deritanishëm dhe të afërmit e tyre, mediat dhe personat publik.

SHGM-ja kërkon nga policia që të ndërmerr masa për të gjetur personat që e kanë shkaktuar incidentin e radhës dhe të dënohen ashpër./Telegrafi/

Exit mobile version