Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe të Sindikatës të pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik sot u takuan me ministren për Punë dhe politikë sociale, Mila Carovska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim u diskutua për mundësinë që edhe gazetarët që u shpallën tepricë teknologjike nga radiot e mbyllura lokale, të përfshihen me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje materiale për punëtorët tepricë teknologjike.
Kryetarja e SSNM-së, Tamara Çausidis dhe kryetari i ShGM-së, Naser Selmani e njoftuan ministren Carovska për problemin e pazgjidhur të gazetarëve nga radiot lokale. Çausidis dhe Selmani kërkuan nga Carovska seriozisht të shqyrtojë mundësinë këto kolegë të sigurohen financiarisht dhe me atë të drejtohet një padrejtësi e madhe.
Përfaqësuesi i gazetarëve me status të punëtorit tepricë teknologjike, Lupço Jakimovski, në detaje i shpjegoi ministres për golgotën të cilën e kanë kaluar me kolegët nga viti 2008, kur në mënyrë jotransparente është fshi një paragraf nga neni i Ligjit për radiodifuzion.
Ministrja Carovska tha se tek qeveria ekziston vullnet politik që të zgjidh çështjen e punëtorëve tepricë teknologjike dhe premtoi se shumë seriozisht do ta shqyrtojë kërkesën e SSNM-së dhe ShGM-së dhe së shpejti do t’i lajmërojë për mënyrën e zgjidhjes së statutit të gazetarëve nga radiot e mbyllura. /Telegrafi/