Telegrafi

SHGM: Shkarkimi i 20 gazetarëve nga puna paraqet goditje ndaj profesionit

Shkarkimi i 20 punonjësve të Media Print Maqedoni, nga të cilët pjesa më e madhe e gazetarëve nga e përditshmja ‘Vest’, paraqet një ndikim domethënës në gazetarinë profesionale dhe lirinë e medias, ka reaguar SHGM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Lëshohen nga puna 20 të punësuar nga grupacioni MPM

“Pas ndryshimit të kryeredaktorit Goran Mihajlovski, me anulimet e reja, menaxhimi kalkulon me gazetarët themelues të gazetës që nuk lejojnë abuzimin e gazetarisë në interes të pushtetit. Pasi ekipi i ri editorial dështoi të përdorë ‘stilin’ e vjetër të ‘Vest’ për të futur qëndrimet e pushtetit, menaxhimit zgjodhi të përmbys gazetën. Me shkarkimin, menaxhimi nuk e zgjidhi shkaqet e krizës. Ata nuk duhet t’i kërkojnë shkaqet nga themeluesit e gazetës që e kanë bërë gazetën më të lexuar në Maqedoni, por nga politika e re redaktuese, e cila gazeta u kthye në tifo të pushtetit… Vetëm në vendet jo-demokratike, marrëdhëniet media-klientë janë viktimë të politikës dhe biznesit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e SHGM. /Telegrafi/