Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) e përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku sulmuesi i ekipit të gazetarëve të A1on, vjet në protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, Matija Kanikov, e dënoi me gjashtë muaj burg.
“Ky gjykim i gjyqtares Marija Klleteniçka-Markovska nga Gjykata Penale është e para ku sulmues i gazetarit është dënuar në dënim me burg dhe me këtë e ndalon politikën e mos ndëshkimit për sulmet ndaj gazetarëve. Gjykimi sjell mesazh të qartë se sistemi nuk do të tolerojë dhunën ndaj gazetarëve dhe secili që do të sulmojë në të ardhmen do të zbulohet shpejt dhe do të vendoset para drejtësisë”, thuhet në kumtesën e ShGM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykimi, siç thuhet në kumtesë, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e sigurisë së gazetarëve, që është kusht bazik që të mund lirisht dhe pa frikë ta kryejnë profesionin e tyre si gazetar dhe që është në interes të qytetarëve.
“Me këtë sistemi tregon se i mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç është liria e fjalës. Gjykim i këtillë paraqet edhe shembull të mirë që duhet ta ndjekin gjyqtarët tjerë, që në mënyrë më efikase t’i zgjidhin lëndët tjera për sulmet ndaj gazetarëve”, thonë nga ShGM-ja.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e inkurajon Prokurorinë Publike që t’i përshpejtojnë hetimet për sulmet ndaj gazetarëve me qëllim që dhunuesit ti sjellin para drejtësisë./Telegrafi/