Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) vlerëson se për reformat në servisin publik duhen më shumë mjete financiare. Investimi në njerëz dhe teknikë janë dy punët kyçe, që siç thonë ata, të shpjegohet arsyeja për kërkesa më të mëdha financiare.
Sipas SHGM-së, TVM-ja ballafaqohet me probleme të stafit dhe teknikës, edhe pse në dhjetë vitet e fundit janë bërë disa investime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e re si duket e ka kuptuar rëndësinë e ekzistimit të një servisi të fortë publik, si pjesë e reformave gjithpërfshirëse në media. Në mars të vitit 2016 grupi i deputetëve të LSDM-së, atëherë në opozitë, i mbështetën ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, ku mes tjeash parashihej një përqind nga buxheti i shtetit, gjegjësisht rreth 30 milionë euro”, thuhet në analizën e SHGM-së.
Nga SHGM shtojnë se që të ndërtohet një servis publik i pavarur dhe profesional, është e nevojshme vetëdijësim politike nga Qeveria e re dhe model fiananciar./Telegrafi/
Analizën e plotë të SHGM-së mund ta lexoni në këtë link.